Flash

Rrëzohet helikopteri me 7 persona në bord në Itali, asnjë i mbijetuar

Lapsi.al 5 November 2022
Rrëzohet helikopteri me 7 persona në bord në Itali, asnjë i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i rajonit të Pulias, Raffaele Piemontese. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë.

Vendi ku ka rënë helikopteri është në zonë rurale në Castelpagano di Apricena. Mediat italiane kanë publikuar edhe identitetet e parsonave që kanë ndërruar jetë. Sipas agjenncisë Ansa, në bord ishin katër turistë sllovenë, të gjithë pjesëtarë të një familje Bostjan Rigler; Jon Rigler; Mateja Curk Rigler dhe Liza Rigler 13 vjeç.

Në bord ishte gjithashtu Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

Helikopteri u nis në orën 9.20 nga Ishujt Tremiti, në zonën e Foggia.

“Mjeku sapo kishte mbaruar turnin e tij të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi vendosi të merrte helikopterin në vend të anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit detar” – tha kryetari i Gargano Peppino Calabrese.

Të këshilluara

Analiza/ A po rikthehen diktaturat

Nga Sheri Berman, Foreign Affairs Në fillim të viteve 1980, studiuesi i njohur i demokracive Robert Dahl vuri re se "në pjesën më të madhe të botës, nuk ekzi...

21:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI