Flash

Elon Musk reagon ndaj pushimit nga puna të punonjësve të Twitter

Lapsi.al 7 November 2022
Elon Musk reagon ndaj pushimit nga puna të punonjësve të Twitter

Elon Musk ka thyer heshtjen pas pushimit nga puna të punonjësve të Twitter. Ai ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër pasi kompania po humb 4 milionë dollarë në ditë.

“Për sa i përket reduktimit të fuqisë së Twitter. Për fat të keq nuk ka zgjidhje kur kompania humbet mbi 4 milion dollarë në ditë, shkroi ai në Twitter.

Stafi zbuloi se u njoftua për lajmin përmes një eimaili të enjten. “Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të zvogëlimit të fuqisë sonë punëtore globale të premten”, thuhet në eimail.“Ne e pranojmë se kjo do të ndikojë në një numër individësh që kanë dhënë kontribute të vlefshme për kompaninë. Por, ky veprim fatkeqësisht është i nevojshëm për të siguruar suksesin e kompanisë.”

Musk ka bërë tashmë disa ndryshime në kompani, duke filluar me shkarkimin e tre prej drejtuesve më të lartë të saj. Ai gjithashtu ka konfirmuar se verifikimi në Twitter do të kushtojë 8 dollarë  në muaj.

”Personat e verifikuar do të kenë përparësi në përgjigje, përmendje dhe kërkim. Kjo gjë është thelbësore për të mposhtur spam-in/mashtrimin. Do kenë mundësinë të postojnë  video dhe audio të gjata. “Kjo do t’i japë Twitter një rrjedhë të ardhurash për të shpërblyer krijuesit e përmbajtjes,” u shpreh miliarderi./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/01/elon-musk-kerkon-rikthimin-e-vine/

Të këshilluara

Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Elon Musk dëshiron të rikthejë, 'Vine'. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, ra...

13:15

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë. Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë pr...

11:42

Bie Instagram, pezullon disa llogari

Instagram ka ndaluar së funksionuari. Përdoruesit nuk mund të hynin në internet dhe në vend të kësaj panë një mesazh që tregonte se llogaria e tyre ishte pez...

15:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI