Flash

FOTO/ I tregoi organet gjenitale tifozëve: Dzeko konfliktohet me mbështetësit bardhezi në Juve-Inter

Lapsi.al 7 November 2022
FOTO/ I tregoi organet gjenitale tifozëve: Dzeko konfliktohet me

Konfirmohet një marrëdhënie e vështirë mes Edin Dzeko dhe Allianz Stadium në Torino. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pati një përleshje nga pankina e Interit. Një konflikt me një tifoz të Juventus, të cilin sulmuesi e ftoi "të ngrihej nëse kishte guxim". Historia tani u përsërit me Dzeko që humbi mendjen në minutat e fundit dhe reagoi ndaj tifozëve që e kishin vënë në shënjestër.

Lexo më tej: Derbi/ Juventus ndal Interin dhe e parakalon në renditje (shikoni golat)

Gjithcka ndodhi në minutat e fundit të trazuara, në Juventus-Inter, kur zikaltrit po përpiqeshin të shënonin për të rihapur ndeshjen. Dzeko fillimisht u ankua ndaj një kapësi topash fajtor se nuk kishte përshpejtuar rifillimin e lojës. Për këtë arsye, sektori i ultrasve nisi ofendimet ndaj boshnjakut, me kore kundër nënës së tij. Burime të tjera flasin edhe për refrenin “je një cigan”. Në këtë moment Dzeko u përgjigj drejtpërdrejt nga fusha me një gjest të shëmtuar, duke prekur pjesët intime.

Juventus triumfoi në derbin e Italisë kundër zikaltërve, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë. Një befasi për Inter, që luajti mirë në 45 minutat e para. Rabiot dhe Fagioli kanë vendosur ndeshjen, duke firmosur edhe parakalimin e bardhezinjve në renditje, pikërisht ndaj zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI