Flash

Video/ Rayo Vallecano mban Barcelonën në krye të Liga: mposht 3-2 në derbi Real Madrid

Lapsi.al 7 November 2022
Video/ Rayo Vallecano mban Barcelonën në krye të Liga: mposht 3-2

Ndërpritet në javën e 13 seria e pathyeshmërisë e Real Madrid në La Liga. Blancos u mposhtën 3-2 nga Rayo Vallecano, që rikthehet të fitojë derbin pas tre vitesh. Ancelotti mbetet tashmë i dyti -2 nga Barcelona. Të besuarit e Iraola shënuan menjëherë me Santi Comesaña (4'), por merengues përmbysën gjithcka me Modric (35') dhe Militão (41'). U duk ndeshje e vendosur, por Fran Garcia rivendosi ekuilibrin në minutën e 43-të. E pastaj, në pjesën e dytë, Trejo shndërroi penalltinë e fitores në minutën e 67-të.

Real Madrid rrëshqet në vendin e dytë, dy pikë prapa Barcelonës që tani kryeson La Liga. Formacioni i Vallecas nisi shumë fort, duke bërë presion dhe kaloi në avantazh në minutën e 4. Santi Comesaña ushënoi në krosimin e Fran Garcias. Rayo përfitoi nga mungesa e vëmendjes në mbrojtje të Real dhe pati të paktën tre raste për të dyfishuar. Blancos, pa Benzema (i dëmtuar) dhe Kroos (i pezulluar) reagoi frikshëm pas gjysmë ore lojë. Modric barazoi me një penallti në të 35-ën, gjashtë minuta më vonë erdhi përmbysja me Militão. Megjithatë djemtë e Iraola nuk u dorëzuan dhe përkundrazi barazuan para intervalit. 2-2 mban firmën e Fran Garcias, ish-lojtarit të Real, që finalizoi me forcë.

EPISODI VENDIMTAR

Mbrojtësi i majtë ishte i pandalshëm dhe, pasi shkoi pranë golit nga distanca, fitoi penalltinë e 3-2 në mesin e pjesës së dytë. I pafat Courtois që e priti herën e parë, por duhej përsëritur. Këtë herë Trejo nuk gaboi. Kështu Rayo Vallecano kaloi në epërsi në minutën e 67-të, duke u treguar se nuk vuante nga mungesa e Iraolës (të përjashtuar për protesta). Rayo fitoi 3-2, duke iu bashkuar Athletic Bilbaos në vendin e 7-të me 21 pikë. Mbetet i dyti Real Madrid, që pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga dhe mbetet -2 nga Barcelona, pas dy ndeshjeve pa fitore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI