Flash

Shorti i Champions League/ Tre finale të parakohshme

Lapsi.al 7 November 2022
Shorti i Champions League/ Tre finale të parakohshme

Shorti i 1/8 së Ligës së Kampionëve përplas pretendentët e mëdhenj, ndërsa u buzëqesh tre skuadrave italiane. Një përsëritje e finales së 2018, e një tjetër shans revanshi për Liverpool. Përballë skuadrës së Klopp, goglat kanë nxjerrë real Madrid. Super përplasje në Paris, ku e dyta më e rrezikshme i ka rënë për pjesë Bayern Mynih. Dy pretendentë dhe ekipe në formën optimal do t’i japin jetë një sfuide emocionuese.

Ka shkuar mirë për skuadrat italiane. Milan duhet të bëjë llogaritë me një Tottenham të drejtuar nga një italian. Antonio Conte, një ish-juventin e interist për më tepër do të bëjë sfidën elektrizuese. Inter mund të marrë frymë, përballë janë portugezët e Porto. Ndërsa Napoli, kryesues i Serie A, duhet tia dalë kundër Eintracht Frankfurt.

Benfica e bëri të vlejë vendin e parë në grup. Përballë portugezëve shorti ka vënë Brugge. Belgët kanë qenë surpriza e grupit të tyre në Champions, duke u kualifikuar para Atletico Madrid, e Bayer Leverkusen. Por tani gjërat janë shumë të vështira. Borussia-Chelsea formojnë sfidën e fundit, krejtësisht e paparashikueshme, që do të kthejë në Dortmund Aubameyang.

Lexo më tej: Algoritmi para shortit të Champions trondit Milan: kryqëzimet e mundshme edhe për Inter e Napoli janë të frikshme

SHORTI I 1/8 TË FINALEVE

Leipzig - Manchester City

Club Brugge - Benfica

Liverpool - Real Madrid

Milan - Tottenham

Eintracht Frankfurt - Napoli

Borussia Dortmund - Chelsea

Inter - Porto

Psg - Bayern Mynih

TË KUALIFIKUARA

Koka grupi: Napoli, Bayern Mynih (GER), Benfica (POR), Chelsea (ENG), Manchester City (ENG), Porto (POR), Real Madrid (SPA), Tottenham (ENG)

Të dyta: Inter (ITA), Milan (ITA), Brugge (BEL) Borussia Dortmund (GER), Eintracht Frankfurt (GER), Leipzig (GER), Liverpool (ENG), Paris Saint-Germain (FRA)

KRITERET E SHORTIT

- Të parat në grupe janë koka grupi në krahasim me të dytët.

- Klubet nga e njëjta Federatë nuk mund të çiftoheshin me short.

- I pari i grupeve duhet të shortohej kundër të dytëve të grupeve, të ndryshëm nga grupet e tyre.

- Të dytat e renditura luajnë ndeshjen e parë në shtëpi.

DATAT

Ndeshja e parë e raundit të 1/8: 14/15/21/22 shkurt 2023

Ndeshja e dytë e raundit të 1/8: 7/8/14/15 mars 2023

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve: 17 mars 2023

Ndeshjet e para çerekfinale: 11/12 prill 2023

Ndeshja e dytë çerekfinale: 18/19 prill 2023

Ndeshja e parë gjysmëfinale: 9/10 maj 2023

Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 16/17 maj 2023

Finalja: 10 qershor 2023 në stadiumin Ataturk në Stamboll (Turqi)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI