Flash

Deklarata e bujshme e Salman, ambasadori i Katar 2022: "Homoseksualiteti është dëm psikik"

Lapsi.al 8 November 2022
Deklarata e bujshme e Salman, ambasadori i Katar 2022: "Homoseksualiteti

Ambasadori i Kupës së Botës në Katar, Khalid Salman, e përshkroi homoseksualitetin si "dëm psikik". Deklarata e bujshme është bërë në një intervistë me stacionin televiziv gjerman Zdf. Një pjesë e intervistës është marrë nga disa media dhe nga vetë TV. Ajo në fakt do të transmetohet si pjesë e një dokumentari mbi 'Katarin sekret'. "Gjatë Kupës së Botës do të vijnë shumë gjëra në vendin tonë. Le të flasim për homoseksualët - tha Salman, ambasadori ish-futbollist-. Më e rëndësishmja është kjo: të gjithë do të pranojnë që të vijnë në vendin tonë. Por do të duhet të pranojnë rregullat tona”. Në këndvështrimin e tij, homoseksualiteti "është dëm psikik".

Ambasadori Khalid Salman tha gjithashtu se të qenit homoseksual është "haram", ose e ndaluar në arabisht. E ai tha hapur se është një problem me fëmijët që shohin persona homoseksualë. Intervista është ndërprerë menjëherë nga zëdhënësi i komitetit organizativ të Botërorit.

Lexo më tej: Danimarka me të zeza për punëtorët: “Katar 2022 i ka kushtuar jetën mijëra personave”

Rreth 1.2 milionë vizitorë ndërkombëtarë priten në Katar për turneun. Botërori, në fakt, është përballur me kritika dhe skepticizëm që nga përzgjedhja e emiratit si pritës nga FIFA në dhjetor 2010. Shqetësime ka edhe për trajtimin e homoseksualëve që jetojnë në vend. Ato janë shprehur prej kohësh nga turistët LGBTQ, që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI