Flash

Kraja: Grupet kriminale janë bërë më të egra, është shtuar aktiviteti ilegal edhe jashtë

Lapsi.al 8 November 2022
Kraja: Grupet kriminale janë bërë më të egra,

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Arben Kraja ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra, duke iu referuar vrasjeve të fundit. Gjatë konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar”, Kraja tha se grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai.

Fjala e Krajës:

"Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit.

Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet i vetem nuk e lufton dot kete aktivitet te organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK, skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge."

Po ashtu, Kraja njoftoi se është duke u ngritur një senksion i ri në SPAK. Kjo strukturë është ajo e hetimit financiar, që do të merret me hetimin dhe gjurmimin e pasurive të cilat kanë burim të tyre krimin. Kraja është shprehur i vendosur në betejën e SPAK kundër pasurive që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI