Flash

Festë klandestine me lojtarët e Barcelonës: gazetari Martin i nxjerr 'bojën' Piqué pas lamtumirës

Lapsi.al 8 November 2022
Festë klandestine me lojtarët e Barcelonës: gazetari Martin i

Gerard Pique i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën futbollit. Mbrojtësi luajti ndeshjen e tij të fundit gjatë fundjavës dhe përshëndeti tifozët e Camp Nou. Ndeshja e fundit, por jo vetëm. Spanjolli u largua me një polemikë të fundit. 35-vjeçari, pasi njoftoi tërheqjen e tij, bëri një festë klandestine me lojtarët e Barcelonës. Një festë që duhej të mbetej sekret, por që përfundoi në të gjitha gazetat falë gazetarit Martin.

Pique, sipas shtypit spanjoll, ka bërë një festë të madhe para ndeshjes kundër Almerias. Mbrëmja filloi rreth mesnatës, kur të gjithë lojtarët duhej të ishin në shtëpi. Blaugranat u gjendën në një klub nate të famshëm në Barcelonë dhe Gerard kishte menduar për gjithçka. Lokali u boshatis para se të vinin të ftuarit. Në fund të fundit, çdo festë klandestine kërkon privatësi. Megjithatë, të gjitha këto masa paraprake nuk ndihmuan.

Disa burime i kanë dhënë informacione dhe imazhe gazetarit Jordi Martin, i cili ka folur për këtë në Socialite TV. Pronarët e lokalit, shpjegon Martin, e kanë zbrazur ambjentin me një hile të thjeshtë. Ata u thanë të pranishmëve se duhej të braktisnin strukturën sepse instrumentet e DJ ishin dëmtuar dhe nuk mund t'i riparonin: "Kur klientët u larguan nga lokali, kush ishin aty gati për t'u futur? Lojtarët e Barcelonës”.

Festa sekrete është kthyer në një festë publike dhe nuk kanë munguar polemikat. Festa u zhvillua në një moment delikat për ekipin. Në fakt, Barça i tha lamtumirë një prej objektivave kryesore të sezonit, Champions League. Megjithatë, klubi nuk mori masa. Pique, në fund të fundit, është një legjendë Blaugrana dhe shoqëria ka vendosur që, për këtë herë, mund të mbyllë një sy.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI