Flash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 8 November 2022
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta vranësirash.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi.

Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kosova në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasditja kryesisht do të

sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen por nuk do të sjellin reshje në territor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV parashikohet që në pjesën më të madhe të tij dhe përgjatë gjithë ditës të jetë në mbizotërimin e masave  ajrore të qëndrueshme, të cilat do të

sjellin kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Ndërsa në zonat Jugore vranësirat do të pësojnë zhvillime gjatë pasdites.

Rajoni dhe Europa

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të jenë mbizotëruese në Europën Veriore dhe Lindore duke sjellë reshje shiu në Veri të kontinentit, ndërsa

Europa Lindore mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Gjithashtu brigjet veriperëndimore të Europës do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Por pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin e masave ajrore të

qëndrueshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI