Flash

Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

Lapsi.al 8 November 2022
Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

Turqia ka filluar të paguajë një pjesë të gazit natyror që importon nga Rusia në rubla, sipas ministrit turk të Energjisë Fatih Domez. Në një intervistë për rrjetin TRT Haber, Fatih Donmez tha se në muajt në vijim do të rritet sasia e gazit natyror rus që do të paguhet në rubla.

Moska, e goditur nga sanksionet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës po u kërkon blerësve që të paguajnë në rubla për të mbështetur monedhën ruse. Shumica e transaksioneve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë ose euro.

Turqia po përpiqet gjithashtu të nxisë tregtinë me lirën turke, e cila është dëmtuar nga politikat monetare joortodokse të udhëheqjes turke.

Ankaraja dhe Moska ranë dakord në shtator të fillojnë të paguajnë në rubla për furnizimet me gaz natyror.

Të këshilluara

Sot zgjedhjet në SHBA, kur dalin rezultatet

Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një natë të gjatë dhe ndoshta ditë pritjeje para se të bëhet e qartë se kush do ...

10:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI