Flash

Abazaj fut në 'telashe' teknikun Reja: dy variantet e titullarëve kundër Katarit

Lapsi.al 9 November 2022
Abazaj fut në 'telashe' teknikun Reja: dy variantet e

Kombëtarja e Edoardo Rejas ka mbyllur përgatitjet për miqësoren me Katarin. Tekniku italian sigurisht që tashmë e ka të qartë mënyrën se si do të përballet me kundërshtarin. E megjithatë për ndeshjen e sotme, Reja e ka një dilemë, por që mund të përziejë kartat. Gjithcka lidhet me pozicionimin e Kristal Abazaj, nëse lojtari do të preferohet në mesfushë apo në sulm.

Në rastin e parë, Abazaj do të formojë sulmin me Xhixhën, duke i dhënë hapësirë një mesfushe kualitative. Kallaku, Herald Marku e Deliu janë emrat që japin garanci në mbulim dhe vertikalizim. Krahët janë të stabilizuar me Albion Markun e Hadrojin respektivisht në të djathtë e të majtë. E pandryshumeshme në të gjitha rastet prapavija me Sherrin mes shtyllave e të mbrojtur nga Gurishta, Bitri e Turkaj.

Lexo më tej:“Nuk kemi mentalitet, por në Euro 2024 mund të shkojmë”: Reja del hapur e zbulon mendimin për lojtarët e Superiores

Cështja është se nëse Reja vendos ta përdorë Abazajn në mesfushë! Atëherë nga formacioni i sakrifikuari do të jetë Herald Marku i Vllaznisë. Ndërsa në krah të Xhixhës do të luajë qendërsulmuesi i Partizanit, Skuka. Kjo është një zgjedhje që italiani i pankinës do ta vendosë vetëm para miqësore në Marbella. Takimi me organizatorët e Botërorit 2022 do të luhet në orën 18.00 të së mërkurës. E për futbollistët e seleksionuar nga Superiorja është një mundësi për të treguar se mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren, përtej një date jozyrtare të FIFA-s.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI