Flash

Berisha: Rama shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve

Lapsi.al 9 November 2022
Berisha: Rama shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorë të Njësisë 4 në kryeqytet. Lideri i opozitës foli për protestën e 12 nëntorit duke u shprehur se do tubimi masiv i qytetarëve do të dridhë themelet e regjimit të kalbur të Edi Ramës.

"Ju përshëndes dhe falënderoj me shumë mirënjohje për këtë pritje të zjarrtë në prag të një ngjarje të madhe që po e pret me padurim çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, protestën e 12 nëntorit, protestën që do të dridhë në themele regjimin e kalbur të Edi Ramës dhe bandës që shoqëron atë. Më 12 nëntor dhe në vazhdim, shqiptarët nisin betejën kundër armikut të tyre më të rrezikshëm, që ata kanë pasur në histori pas Enver Hoxhës. Në këtë kontekst, protesta dhe vetëm protesta, përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij monist që po vjedh çdo ditë shqiptarët, është rruga drejt fitores, rruga drejt rikthimin të demokracisë në Shqipëri", u shpreh Berisha.

Ai tha se "sot për fatin më të keq të shqiptarëve, ata janë qytetarë të cilët nuk gëzojnë as liritë dhe të drejtat saç gëzojnë vietnamezët në diktaturën e Partisë Komunistë të Vietnamit".

"Në renditjen që i është bërë javën e kaluar vendeve në raport me treguesin e shtetit ligjor, në raport me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, Shqipëria e Ramës renditet 4 vende më poshtë se Vietnami i komunistëve. Këtu e katandisi demokracinë shqiptare të 8 viteve, njeriu që ka në kokë kopjen qeverisëse të baballarëve mizorë dhe të atit të tij që firmoste në vitin 1988 varjen në litar të poetit Havzi Nela vetëm e vetëm se kërkonte liri dhe të drejta njerëzore. Ka në psikologjinë e tij mentalitetin e dajës së tij, Spiro Koleka i cili në vitin 1990 ngrihej kundër pluralizmit dhe kërkonte që studentëve ti futeshin tanket dhe mitrolozët.

Sot Edi Rama ka realizuar të ketë pushtet më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991. Sot Edi Rama i shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve, njëlloj si në vitin 1991, diktatura komuniste".

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid 19 në 24 orët e fundit. Buletini ditor: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 514 testime, 17 qyteta...

19:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI