Flash

Telefonata e Sarkozy që solli 'gabimin' Katar, Blatter e pranon: "Plani ishte të bëhej në SHBA"

Lapsi.al 9 November 2022
Telefonata e Sarkozy që solli 'gabimin' Katar, Blatter e pranon:

Disa javë pas shpalljes së pafajësisë nga akuzat për korrupsion, për të cilat ai ishte në gjyq, Sepp Blatter është kthyer të flasë. Ish-kreu i FIFA-s ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane Tages Anzeiger. Ajo që spikati ishte zbulimi që Blatter bëri në lidhje me zhvillimin e Kupës së Botës në Katar. Zgjedhja u bë kur ai ishte ende në krye të FIFA-s, por ka një prapaskenë.

Kupa e Botës në Katar, i pari në “dimër” në historinë e futbollit, është vetëm dy javë larg. Por polemikat rreth kompeticionit nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje. Shkelja sistematike e të drejtave të njeriut dhe e punëtorëve dhe tronditja e kalendarëve, kanë krijuar debate të ashpra. Caktimi i Kupës së Botës në Katar u bë në vitin 2010, kur Sepp Blatter ishte ende në krye të FIFA-s. Vite më vonë, ish-numri 1 i futbollit botëror pranoi se zgjedhja ishte një gabim.

DEKLARATA E BUJSHME

Zgjedhja e Katarit ishte një gabim”, tha Blatter. “Në atë kohë, komiteti ekzekutiv i FIFA-s kishte vendosur t'i jepte Kupën e Botës 2018 Rusisë dhe atë të 2022 Shteteve të Bashkuara. Si një gjest paqeje mes dy kombeve armike prej kohësh. Pastaj diçka ndryshoi kur telefonoi Sarkozy”. Ish-presidenti i FIFA-s më pas kritikoi pasardhësin e tij Gianni Infantino: “Pyes veten: përse presidenti i ri jeton në Katar? Nuk mund të jetë kryetar i organizatës lokale. Nuk është puna e tij. Katari ishte një gabim, është një komb shumë i vogël dhe futbolli është shumë i madh për atë vend.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI