Flash

Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-deputetin Alqi Bllakon

Lapsi.al 9 November 2022
Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-deputetin Alqi Bllakon

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako do të rikthehet në qeli. Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Aty është mbajtur seanca që ka vendosur që ish-deputeti të kthehet sërish në burg. Vendimi i Gjykatës së Posaçme erdhi pas kërkesës së SPAK e cila ankimoi më herët lirimin e tij nga qelia dhe lënien në “arrest shtëpie”.

Në fillim të tetorit, gjashtë muaj pas arrestimit për korrupsion dhe shpërdorim detyre me aferën e inceneratorëve, Gjykata e Posaçme vendosi ta dërgonte në arrest shtëpie ish-deputetin Alqi Bllako. SPAK tha se “nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar” dhe e ankimoi vendimin.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai akuzohet se falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave. Mbi këtë tokë do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, sipas SPAK, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Po ashtu i përfshirë ishte dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Ish-deputeti i PS-së akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës. Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill të vitit 2022.

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit. Ai shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave. Për inceneratorin e Fierit, pas hekurave është edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka. Edhe ky i fundit kërkon zbutjen e masës së sigurisë, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI