Flash

Grabitën banesën në Krujë, vihen në pranga dy autorët

Lapsi.al 9 November 2022
Grabitën banesën në Krujë, vihen në pranga dy

2 persona kanë rënë në prangat e policisë. Ata grabitën me armë një banesë në Krujë. Blutë njoftojnë se në pranga përfunduan Kastriot Guri dhe Xhino Guri. Policia sqaron se dy të arrestuarit kanë vjedhur banesën e një 40- vjeçari në fshatin Brret të Krujës.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit. Të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale "Vjedhje me armë".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brreti”. Vodhën me armë zjarri, në banesën e një shtetasi, në fshatin Brret. Identifikohen dhe kapen 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen arma e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë vjedhjes, municion luftarak dhe sendet që këta 2 shtetas vodhën në banesën e një 40-vjeçari. 2 autorët e arrestuar, të dyshuar edhe për disa raste të tjera të vjedhjes me armë, në vende të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-Kastriot Guri 38 vjeç dhe Xhoni Guri 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë. Ata kanë grabitur banesën e një 40-vjeçari. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI