Flash

Ngjarja misterioze e vajzës nga Kenia që po lufton me jetën tek spitali i Traumës

Lapsi.al 9 November 2022
Ngjarja misterioze e vajzës nga Kenia që po lufton me jetën tek

Policia e Tiranës ka reaguar sot për rastin e 22-vjeçares nga Kenia, që u bë mediatik një ditë më parë.

Policia thotë se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Kujtojmë se 22-vjeçarja nga Kenia ishte zhdukur më datë 14 gusht. Ka qenë shoqja e saj gjithashtu nga Kenia që ka denoncuar zhdukjen e 22-vjeçares me iniciale J.A.

22-vjeçarja u gjet më pa ndjenja në afërsi të banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.

22-vjeçarja ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq rrethanat e zhdukjes dhe gjetjes së 22-vjeçares mbeten misterioze, ndërsa ka dyshime se e reja nga Kenia mund të jetë dhunuar.

Nëna e 22-vjeçares ka thënë se nuk dyshon për aksident, e as për vetëvrasje. Ajo është shprehur e bindur se dikush ka tentuar ta vrasë atë në shtëpi. E ëma pretendon se 22-vjeçaren e kanë hedhur nga ballkoni.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Të këshilluara

Kosova zgjat masat emergjente për energjinë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë miratimin edhe vendimit të Qeverisë mbi zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Kjo është hera e shtatë që kuvendi me...

11:38

Aksident me vdékje në Korçë

Aksident me vdekje në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima ka qenë duke drejtuar një motor dhe është për...

11:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI