Flash

Tërmeti i fortë në Itali/ Banorët zgjohen të tmerruar nga lëkundjet

Lapsi.al 9 November 2022
Tërmeti i fortë në Itali/ Banorët zgjohen të tmerruar

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros në Itali këtë mëngjes. Tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët. Nga Ankona në Fano dhe Urbino, shumë qytete u 'drodhën' gjatë tërmetit. Lëkundjet zgjatën disa sekonda. Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë e në rajonet e tjera të Italisë Qendrore.

Njerëzit dolën në rrugë të tmerruar ndërsa zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea ka evakuuar pjesërisht strukturën. Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut. Kjo për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve dhe për të kryer kontrolle. Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha niveleve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.

I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona. Gjithashtu është mbyllur dhe universiteti.

Të këshilluara

Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

Turqia ka filluar të paguajë një pjesë të gazit natyror që importon nga Rusia në rubla, sipas ministrit turk të Energjisë Fatih Domez. Në një intervistë për rrj...

17:04

Sot zgjedhjet në SHBA, kur dalin rezultatet

Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një natë të gjatë dhe ndoshta ditë pritjeje para se të bëhet e qartë se kush do ...

10:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI