Flash

15 të arrestuar për drøgë në Tiranë, mes tyre një vajzë (Emrat)

Lapsi.al 10 November 2022
15 të arrestuar për drøgë në Tiranë, mes tyre

Drejtori i policisë vendore të Tiranës, Lorenc Panganika, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje për një operacion të fundit të zhvilluar në kryeqytet, në sajë të së cilit janë arrestuar 15 persona, mes tyre edhe një vajzë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 14 janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Këta persona akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht në lokalet e natës në Tiranë.

Si rezultat i operacionit policor antidrogë, janë arrestuar shtetasit:

1. Erkin Hima

2. Edis Hallkokondi

3. Rando Muçollari

4. Arlend Muçollari

5. Lubjan Heri

6. Sergej Muhollari

7. Emiljano Karaj

8. Henri Katroshi

9. Igli Eski

10. Reshit Kurteshi

11.Devis Zypçe

12. Klajdi Papa

13. Armand Sula

14. K. Begaj (femër)

15. Bledar Krasniqi

Detaje nga policia:

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;

• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;

• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;

• 5 peshore elektronike;

• 25 aparate celulare dhe

• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

Theksojmë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI