Flash

Berisha: Nëse Alibeaj nxjerr kandidatë është argat i Ramës

Lapsi.al 10 November 2022
Berisha: Nëse Alibeaj nxjerr kandidatë është argat i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh për Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësve të tij. Ai u shpreh se ata që duan të nxjerrin kandidatë përpos PD-së, po ndihmojnë Ramën. Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palës tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

"Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë parti tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë. Kanë të drejtë kandidimi dhe të drejtën e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret. Duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota" - tha Berisha në një intervistë në RTV Ora.

Berisha u shpreh se nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon logon e PD-së.

“Gjëja më e gabuar që mund të bëjnë kandidatët është të sulmojnë njëri-tjetrit. Nëse institucionet zbatojnë ligjin, është tërësisht e PD-së. Ka një vendim gjykate dhe një precedent me Bindjen Demokratike për logon. Nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon flamurin.

Nuk ndodh kurrë që të shpallet palë ai që nuk është palë. Ata që paditën, ata nuk ishin palë në proces. Nëse një drejtësi kontrakton parimin për të shpallur palë atë që nuk është, nuk ka drejtësi në botë që e shpall. Ne do të merremi me Edi Ramën dhe jo gjykatësit. PD-ja do të merret me Ramën në këtë rast” – tha Berisha.

Në intervistë ai nuk i kurseu akuzat për Erion Veliaj.

“Kudo ku ka qenë ka vjedhur. Ishte ne qeveri dhe i dha fonde vëllait. Çfarë i premtoi Tiranës bëri të kundërtën. E ka bërë me Ramën, sepse nuk e bënte dot vetëm. Kur u dorëzua Tirana nuk kisha firmosur asnjë kullë, por kisha firmosur bulevardin e ri, dhe sistemimin e lumit.

Ky u zotua se nuk do të japë leje ndërtimi, por ky ka dhënë dhe e ka bërë Tiranën një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Ka marrë vendime të tjera të tmerrshme në sistemin e lëvizjes që krijojnë grimca toksike. Si ky kryetar bashkie nuk ka pasur” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI