Flash

De Ketelaere, menaxheri i tij De Mul i sigurtë: "Duhet pritur, do të bëjë si Leao e Tonali"

Lapsi.al 10 November 2022
De Ketelaere, menaxheri i tij De Mul i sigurtë: "Duhet pritur, do

De Ketelaere nuk po ingranohet te Milan dhe kritikat për lojtarin belg janë bërë konstante rreth mesfushorit. Belgu, për më tepër, është i vetmi investim i shtrenjtë i merkatos verore të kuqezinjve. Për Piolin, i mbështetur nga drejtuesit e Milanit, lojtari është i talentuar dhe duhet pritur. E tani të njëjtin version e konfirmon edhe menaxheri i De Ketelaere, Tom De Mul: “Ai po përjeton vështirësi, por ato janë normale dhe duhet t’i jepet kohë”.

Pas një fillimi inkurajues me disa asiste, De Ketelaere humbi ngadalë ndeshjet, minutat dhe hapësirën në fushë. Pika e kthesës mund të kishte ardhur ndaj Monzës, por belgu humbi një rast me portën bosh. E madje ndaj Cremonese numri 90 i Milanit hyri me shumë pasiguri.

Lexo më tej:Video/ Super De Ketelaere, Milan likuidon Bolonjën: Pinamonti shpëton Sassuolon ndaj Spezias

I ardhur nga pesë pankina radhazi, kalimi i De Ketelaere në Serie A është më i ngadalshëm se sa pritej: "Viti i parë në një klub elitar ka ulje dhe ngritje -komentoi menaxheri i tij për Sjotcast Podcast-. Pritshmëritë e mëdha që janë krijuar luajnë një rol të rëndësishëm, duke parë që ka shumë vëmendje nga media”.

As përfaqësuesi i De Ketelaere nuk e fsheh momentin negativ: "Charles është në një moment të vështirë, por punon për t'u përmirësuar. I vetmi synim që ka është ky. Le të themi se krahasimi me Kakà do të ishte më mirë të mos bëhej. Në çdo rast Pioli dhe shoqëria po i japin besim dhe janë të qetë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI