Flash

FOTO/ Katar 2022, një botëror "sheikësh": konteinerët që do të mirëpresin tifozët… me çmime të çmendura

Lapsi.al 10 November 2022
FOTO/ Katar 2022, një botëror "sheikësh":

Kupa e Botës po afron dhe Katari është gati të mirëpresë tifozët nga e gjithë bota. Vendi i Lindjes së Mesme vitet e fundit është përpjekur të krijojë të gjitha strukturat dhe infrastrukturat e dobishme për të menaxhuar fluksin e tifozëve. E tashmë, pak ditë nga starti, shfaqen pamjet e para të vend-akomodimeve që tifozët e futbollit do të gjejnë në Katar. Ata që fluturojnë në vendin e Gadishullit Arabik do të gjejnë një strehim në konteinerët e posaçëm.

Në faqen zyrtare të Botërorit, në rubrikën ‘Fshati i tifozëve’ janë publikuar pamjet e para të akomodimit kushtuar tifozëve. Fotot që janë publikuar dhe që janë bërë menjëherë virale në internet, janë të 'Fan Village' i Al-Emadi. Një fshat i ndërtuar në shkretëtirë dhe i përbërë nga konteinerët që kanë brenda tyre dhoma të vogla. Al-Emadi nuk do të jetë e vetmja zonë e dedikuar për fansat. Në total janë krijuar 30 mijë banesa, të cilat janë ndarë në zona të ndryshme dhe që do të mund të strehojnë gjithsej 60 mijë tifozë.

Dhomat janë të gjitha njëlloj: të vogla dhe të përbëra ose nga dy krevate teke ose një dopio. Ka tualete, por edhe një mini-frigorifer dhe pajisje për përgatitjen e çajit dhe kafesë. Banesat janë të gjitha krah për krah dhe shtrihen në fusha të mëdha artificiale. Pamjet tregojnë se në fshat janë ndërtuar edhe salla të mëdha, që do të shërbejnë si dhoma ngrënie. Përveç kësaj, janë vendosur ekrane të mëdha, të cilat do të transmetojnë ndeshjet e Botërorit.

KOSTOT? RRETH 200 EURO NATA

Kostot? Nuk janë aspak të lira. Për të qëndruar në konteinerët e ndërtuar duhet të paguani nga 124 euro deri në 311 euro nata. Nuk dihet ende nëse zonat ku tifozët do të mund të pinë alkool do të përfshihen në fshatrat e tifozëve. Alkooli, gjatë turneut në Katar, mund të shitet dhe të pihet vetëm në restorante dhe bare hotelesh të licencuara. Si dhe në disa zona të tifozëve, por vetëm në orare të caktuara.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI