Flash

Manè u dëmtua dhe humbi Katar 2022, Senegali nuk dorëzohet: “Do t'i lutemi shtriganëve”

Lapsi.al 10 November 2022
Manè u dëmtua dhe humbi Katar 2022, Senegali nuk dorëzohet:

Kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në Kupën e Botës në Katar dhe Senegali kishte pritshmëri të mëdha. Megjithatë, gjatë ndeshjes së fundit të luajtur nga Bayern Munich kundër Werder Bremen, erdhi lajmi i keq. Sadio Manè, ylli i kombëtares afrikane, akuzoi një problem me tendinën në gjurin e tij të djathtë. Dëmtimi është i rëndë dhe e përjashton atë nga turneu. Në fakt kohët e rikuperimit janë shumë të gjata për të shpresuar për një thirrje për Botërorin. Megjithatë, në Senegal nuk duan të dorëzohen para realitetit të fakteve. Afrikanët janë gati të marrin rrugë jo tamam të ligjshme për të pasur në dispozicion sulmuesin.

Pas lajmit për dëmtimin e Manè, i gjithë Senegali ra në dëshpërim. Shpresat e një popullate të tërë ishin në fakt te lojtari më përfaqësues në vend. Manè mendohet i vetmi që mund t'i shtynte Luanët e Terangas drejt objektivave të paimagjinueshme. Për këtë arsye, kombi afrikan është gati të bëjë gjithçka për ta sjellë sulmuesin në Katar, madje edhe të përdorë praktika që nuk janë saktësisht mjeko-shkencore. Siç njoftoi sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samoura, Federata është e gatshme të kërkojë ndihmën e shtriganëve.

SHTRIGANËT E LAJMËRUAR NGA ZYRTARJA E FIFA-s

"Senegali nuk mund ta gëlltisë ende këtë lajm," shpjegoi Samoura. “Të gjithë prisnin që ne të shkonim shumë larg në Kupën e Botës. Për këtë do të përdorim shtriganët tanë, do t'i lutemi. Shpresojmë për një mrekulli, Mané duhet të jetë atje”, deklaroi ajo. Shtriganët, për të cilët është folur kohët e fundit në çështjen Pogba, janë figura tipike të kulturës islame. Një përzierje e magjistarëve dhe njerëzve të shenjtë me fuqi të mëdha, duke përfshirë shërimin. Megjithatë, detyra për të shëruar sulmuesin e Bayernit në kohë rekord duket e frikshme, në mos e pamundur. Por kur shkenca mjekësore nuk mund të bëjë më asgjë, atëherë e vetmja shpresë mbetet besimi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI