Flash

Ori Nebiaj flet si deputete në "Përputhen": Më dridhen gjunjët, se nuk është thjesht një punë me rrogë

Lapsi.al 10 November 2022
Ori Nebiaj flet si deputete në "Përputhen": Më dridhen

Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth përjetimeve që ka kaluar ditët e fundit për faktin se vendi i Grida Dumës në Kuvend i kalon asaj. Në nisje të emisionit që moderon prej muajsh, 'Përputhen', Nebiaj u urua nga analisti Arjan Konomi. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë që këtë emision ta prezantojë një deputete.

Nebiaj pranoi se ka ende emocione mirëpo shpreh dhe dyshimet e saj për këtë post të ri. Ajo shton se ndjen se politika shqiptare nuk po përfaqëson asnjeri e se ka frikë se do jetë e vetme në seancat parlamentare.

BISEDA:

Ori Nebiaj: Shumë gjëra nuk po merren vesh së fundmi...

Arjan Konomi: S'ka bërë vaki ndonjëherë që Përputhen ta prezantojë një deputete. Urime, si ndihesh që ke ardhur për të regjistruar këtu dhe duke qënë me statusin e deputetes.

Nebiaj: Më dridhen gjunjët, për përgjegjësinë e cdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë. E gjithë stërmundimi që kam është në lidhje me këtë, të gjitha përmendjet e emrit të emisionit në Kuvend sikur thërritën njëra tjetrën. Aë shumë sa e kanë përmendur duket si trajtim. Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim. Doja të isha në parlament për të gjithë ata që më votonin. Kur mora vesh dorëheqjen e Dumës do isha në radhë, e dija. E shihja të largët se nuk është një punë me rrogë, është një përgjegjësi që duhet ta marrësh përsipër. Sot më duket sikur arena politike nuk përfaqëson askënd, më duket sikur do jem vetëm aty.

I detyrohem shumë ekranit të Top Channel për emocionet që më ka dhënë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI