Flash

Pak shpresa për një takim Kurti – Vuçiç në Paris

Lapsi.al 10 November 2022
Pak shpresa për një takim Kurti – Vuçiç në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se nuk beson se do të ketë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris. Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, ai tha para gazetarëve se ka pasur një mundësi që takimi të ndodhte, por tashmë nuk beson më. Vuçiç nuk dha më shumë detaje. Vuçiç tha gjithashtu se presidentit francez ia përcolli “zhgënjimin e popullit serb në Kosovë e Metohi, sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”.

"Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje", - tha Vuçiç. Ai deklaroi se i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Edhe për këtë nuk dha detaje.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, - ka shtuar Vuçiç duke iu referuar kërkesës së Serbisë që Kosova të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Një ditë më herët, edhe Kurti, i cili po ashtu gjendet sot në Paris, tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiçin. Kurti dhe Vuçiç po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez. 

LEXO EDHE: Publikohen 9 pikat e planit franko-gjerman për Kosovën

Në krahun tjetër edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti takuan presidentin Macron. Pas takimit, Kurti bëri një mesazh në Facebook, por nuk përmendi mundësinë e një takimi me Vuçiç.

“Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” – shkruan Kurti.

Një ditë më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se "të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri", sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI