Flash

Paloka zbulon çfarë i tha Ramës me kamera fikur

Lapsi.al 10 November 2022
Paloka zbulon çfarë i tha Ramës me kamera fikur

Deputeti demokrat Edi Paloka ka sqaruar sesi ndodhi incidenti gjatë votimit të buxhetit 2023 në Kuvend. Përplasjen me kryeministrin, Paloka e cilësoi si një taktikë të mirëmenduar që sipas tij, Rama e përdor sa herë që në Parlament duhen votuar projektligje me rëndësi apo “të dyshimta.”

“Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat. Kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë. Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston. Jo vetëm për sot, por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi” - tha deputeti i PD.

Paloka e mohoi që të ketë qenë në gjendje të dehur në Parlament. Ai tregoi se ndaj kryeministrit përdori të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.

“I thashë je bedel. Je i pafe, i pa atdhe. Je gjel plehu në Surel. I thashë je miza në b*thën e kalit… Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar” – tha ai.

Për këtë akuzë, deputeti demokrat tha se është gati të përballet me Ramën edhe në gjyq.

“Rama nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë. E kam thënë edhe herë të tjera. E ka thënë edhe Dritan Prifti, ndjesë pastë. Le të më hedhë në gjyq. Dihet botërisht nga ata që e njohin, por kjo nuk është provë. E dimë edhe kush ia sjell, nga i vjen. Le të bëjë testin” – tha Paloka.

Sipas tij, sjella e kreut të qeverisë “justifikohet” me faktin që në parlament po kalonte ajo që ai e cilësoi si “vjedhja më e madhe e kësaj qeverie,” duke folur për Portin e ri të Durrësit. 

“Çështja e Portit të Durrësit u soll në mënyrë të jashtëligjshme, u votua në mënyrë të jashtëligjshme” – tha ai në ABC.

 ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI