Flash

Peseiro, trajneri i Nigerisë paralajmëron ikjen e Osimhen nga Napoli: "Do të jetë e vështirë ta mbajnë"

Lapsi.al 10 November 2022
Peseiro, trajneri i Nigerisë paralajmëron ikjen e Osimhen nga Napoli:

Victor Osimhen po magjeps Napolin, Italinë dhe Evropën. Sulmuesi po tërheq skuadrën e Spalletti drejt sukseseve të paimagjinueshme, por mund të mos qendrojë gjatë nën Vezuv. Nga Nigeria kanë ardhur fjalët e trajnerit José Peseiro. Fjalë që nuk kanë si t'i pëlqejnë De Laurentiis dhe tifozëve napolitanë: “Në qershor, në verë, besoj se Napoli do të kërkojë miliona për të... E mendoj se do të ketë shumë klube për t'i ofruar. Ai është i ri dhe ka ende një potencial të madh për rritje. Do të jetë e vështirë ta mbajnë".

Në Tuttomercatoweb, trajneri portugez Peseiro vlerësoi yllin e tij: "Ai shënon shumë dhe është i ri. Sigurisht nuk është e lehtë, zakonisht një qendërsulmues e gjen këtë nivel më vonë. Por ai gjithmonë shënon gola. Në këtë moment nuk mendoj se gaboj nëse them se çdo ekip në botë dëshiron ta blejë. Ai di të bëjë presion, di të shënojë, di si të përdorë trupin. Ai do të dinte të luante në të gjitha ekipet. Ndaj them se do të jetë një blerje për të tashmen dhe për të ardhmen”.

Peseiro ka komplimente edhe për Spalletti: "Napoli po luan shumë mirë, është i pari, përfitimet janë për të dy. Për të, për trajnerin, për shokët e skuadrës. Mbajtja e një lojtari si ky për Napolin nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh vlerën dhe kërkesat. Osimhen është një sulmues i kompletuar: jep asist, shënon nga e djathta, nga e majta, është i fortë në mbrojtje. Nuk është i lehtë për t'u mbuluar për një mbrojtës qendre".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI