Flash

"Pse e fshehu policia dhunën barbare ndaj vajzës nga Kenia?"

Lapsi.al 10 November 2022
"Pse e fshehu policia dhunën barbare ndaj vajzës nga Kenia?"

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me skandalin e dhunimit të 22-vjeçares keniane Joy, e cila ka qenë punonjëse e një kazinoje në Tiranë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Lala vë në dukje faktin që edhe pse e reja është dhunuar në muajin gusht, ngjarja u bë publike vetëm disa ditë më parë dhe policia ka qëndruar e heshtur përballë kësaj çështjeje, duke fshehur dhunën.

Gazetarja ngre një sërë pyetjesh për policinë, teksa deklaron se reagimi i bluve nuk zbulon asgjë në thelb, pasi nuk tregon as kazinonë në të cilën punonte 22-vjeçarja dhe as bosin e kazinosë.

“Një vajzë nga Kenia është dhunuar në mënyrë barbare 3 muaj më parë në Tiranë. Lajmi është mësuar vetëm pak ditë më parë dhe policia u njoftua me një reagim që në thelb nuk thoshte asgjë.

Fakt është që e reja punonte në një kazino. Policia nuk ka bërë publike se në cilën kazino ishte punësuar vajza nga Kenia, në çkushte punonte ajo? Kush është bosi i kazinosë? A po ndikon ai që çështja të mbyllet? Çfarë dinte vajza që e dhunuan? Pyetje që kërkojnë përgjigje...

A do mundet policia ta zbardhë këtë ngjarje? Mbetet për tu parë. Sepse në lojë është para e madhe...

Unë po hetoj rreth bosit të kazinosë”, shkruan Lala.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI