Flash

Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe bedelë

Lapsi.al 10 November 2022
Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe

Kryeministri Edi Rama nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që i kërkuan detaje për marrëveshjen për portin e Durrësit. I pyetur se kush i zotëron 60% të aksioneve në kompaninë që do të marrë portin, Rama e ktheu në një lumë fyerjesh ndaj opozitës.

"Kam parë shumë gjëra të shëmtuara. Kjo është një prej tyre. Marrja nëpër gojë në mënyrë skizofrenike, të ulët të një personaliteti. Një non gratë dhe një llum çdo ditë ndot me prodhimin e tij veshët dhe sytë e shqiptarëve.

Nuk merrem me këto konvulsione injorante. Po iu them që nuk kemi miratuar asgjë. Kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike se është e mirë për ty, për familjen tënde. Sjell një investim prej 2 miliardësh, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turizmi.

Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje "çfarë, çfarë, çfarë" janë legjitime se i kemi shpjeguar një pjesë të tyre. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari tek gabi, i bëni në kafe.

Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës.

Folëm gjatë për këtë se nuk jam këtu për të humbur kohë për kolvuksionet e injorancës. është e pabesueshme që ndodh e njëjta gjë. Dhunë, dhunë, dhunë. Nuk jam në interpelancë për portin e Durrësit. Nuk rri t'u jap përgjigje pyetjeve të non gratave që vijnë përmes teje” – tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për incidentin në Kuvend me deputetët e PD-së, Paloka dhe Leskaj.

“Nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë se është i dehur. Ata janë bedelë. Me kuptimin e plotë të kësaj fjalë. Janë bedelë se sot është dita për t'i thënë përgjigje një pyetje; pse paratë ruse u derdhën tek kjo parti për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Besoj se edhe për një parti të opozitës, qeveria duhet të jetë më e rëndësishëm për paratë ruse.

Askush nuk çohet dhe të thotë është turp e PD. Nuk u distancua asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë. Në momentin që nuk vënë interesin e vendit të vetë, atëherë janë të paatdhe. Ju gjykoni sa etik apo jo është fjalori im. E dallova që ishin dehur se për pak u deha dhe unë nga alkooli që kishin pirë. Vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një mexhelisi që quhet Kuvend” - tha Rama. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI