Flash

Video/ Kean "pushton" Veronën, Alex Sandro i përjashtuar: fitorja e pestë radhazi, Juventus i treti

Lapsi.al 10 November 2022
Video/ Kean "pushton" Veronën, Alex Sandro i përjashtuar:

Juventus mposhti Veronën 1-0, merr fitoren e pestë radhazi dhe vazhdon ngjitjen, duke arritur në vendin e tretë. Ndeshje e luftuar ajo në Bentegodi, ndaj një Hellas që nuk i mungoi impenjimi. Verona megjithatë vuan në mënyrë të tmerrshme për të gjetur rrugën e golit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ndeshja u vendos nga Kean në minutën e 61-të, me një asist të shkëlqyer nga Rabiot. Vendasit, në humbjen e 9-të radhazi, protestuan për një prekje me dorë në zonë nga Danilo (75'). Më pas Di Bello akordoi penallti për një kontakt Bonucci-Verdi, por VAR e korrigjoi. Në shtesë u përjashtua Alex Sandro (92').

Lexo më tej: Video/ Fagioli i kujton Juventusit Del Pieron: super-goli i talentit i jep fitoren Allegrit në Lecce

Përpjekje minimale, rezultat maksimal. Një Juventus sigurisht jo “i bukur”, siç do të thoshte Massimiliano Allegri, por cinik dhe pak edhe me fat. Bardhezinjtë dënojnë Verona falë një shkëndije të Kean dhe ngjitet në renditje në vendin e tretë. Tani bardhezinjtë janë në zonën Champions, vetëm dy pikë prapa Milanit të vendit të dytë. E paimagjinueshme deri para disa javësh. Por sekreti i Zonjës qëndron mbi të gjitha në qëndrueshmërinë e mbrojtjes. Zero gola të pësuar në pesë të fundit, me po aq fitore. Përfshirë edhe këtë me vuajtje në Bentegodi. Nga ana e tyre, Hellas nuk e ndali pikiatën: humbja e nëntë radhazi dhe vendi i fundit në renditje. Pavarësisht se verdheblutë konfirmuan ndjesinë e të qenit gjallë edhe kundër Juves.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI