Flash

Aleksandër Vuçiç: "Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë"

Lapsi.al 11 November 2022
Aleksandër Vuçiç: "Kurti ka mbështetjen e

Ndrsa në Prishtinëë kundështarët e tij e akuzojnë Albin Kurtin se po e prish Kosovën me ndërkombëtarët, në Beograd mendojnë ndryshe. Sipas Presidenti të Serbisë: "Kurti ka mbrojtjen e vendeve të forta. Aleksandër Vuçiç, ka thënë nga Parisi, -pas takimeve  me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak,- se Serbinë e pret një situatë e ndërlikuar pas 21 nëntorit sepse, gjermanët dhe britanikët e mbështesin kryeministrin e Kosovës.

"Prishtina ka mbështetjen e Gjermanisë. Ata duan t'a ndihmojnë në çdo mënyrë dhe nuk u intereson shumë që mund të shkaktojnë skandale dhe të veprojnë në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Jam shumë skeptik. Është e qartë se gjermanët janë ata që u japin mbështetje brenda BE-së, ndërsa jashtë BE-së është Britania e Madhe. Borrelli dhe Lajçaku më kanë treguar për bisedën me Kurtin dhe nuk kanë qenë aspak optimistë. Është e vështirë të gjesh një zgjidhje racionale. Unë e di kush e ka fajin por ai ka mbrojtjen e shumë të fuqishmëve, mund të bëjë çfarë të dojë, por gjithmonë do të ketë suportin e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Vuçiç nga Parisi.

 

Të këshilluara

Aksident në Fier, lëndohet 55-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, në vendin e quajtur Zogu i Zi. Mësohet se një grua 55-vjeçare ë...

14:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI