Flash

Batutat e Ramës me Macron: E kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

Lapsi.al 11 November 2022
Batutat e Ramës me Macron: E kuptoj pse Putin kërkon të të

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë Forumit të Paqes që po mbahet në Paris me iniciativë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Edhe këtë rast, Rama nuk e la pa u përpjekur të tregojë aftësi në politikën globale duke shkëmbyer batuta me kreun e Elizesë. Ndaj nuk munguan as batutat me Macron.

BATUTAT

Macron: Le të vazhdojmë me Shqipërinë dhe e falënderoj Edi Ramën që është këtu me ne për të folur për një vend i cili e di se cili është çmimi i de stabilizimit të një rajoni në Ballkan.

Rama: Pikë së pari zoti President, jeni shumë kurajoz që të vendosni një kufi kohor e të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika e Ballkani. Kështu që ju heq kapelën. Prandaj tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë.

(Pas fjalës së gjatë të Ramës)

Macron: Faleminderit shumë Edi. Thamë që kishim një orë dhe çfarëdo Edi Rama thotë, ne e kemi respektuar këtë orë. Përpara se të largohemi, dhe na duhet ta përmbyllim.

Rama: Përpara se të largohemi, doja t’ju pyes në emër të të gjithëve besoj duke qenë se e nisi me përqafim nga Putini, vazhdoi me vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi deri tek: ju lutem shpëtoni njerëzimin. Kështu, si ndiheni për këtë?

Macron: Jo, besoj se këtë gjë do ta bëjmë të gjithë sëbashku, jo unë i vetëm kështu që nuk më duket se gjithçka, gjithë kjo barrë është mbi shpatullat e mia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI