Flash

Detajet/ Çfarë ndodhi mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të Bashkisë Divjakë

Lapsi.al 11 November 2022
Detajet/ Çfarë ndodhi mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë pas shpine nga Orges Xhelili, një ish-punonjësi bashkisë, që ishte pushuar nga puna disa muaj më parë. Shoferi i kryebashkiakut, Gazmend Bullari, i cili ndërhyri për të mbrojtur Kokoneshin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit pranë një godine në ndërtim në afërsi të Bashkisë së Divjakës, aty ku shenjat e ngjarjes së rëndë ishin të dukshme deri në mesditë.

Sipas policisë autori, e kishte pritur kryebashkiakun dhe i ka kërkuar llogari për uljen në detyrë të bashkëshortes së tij. Më herët ajo kishte qenë drejtoreshë në bashki, por Kokoneshi kishte vendosur ta zhvendoste në fshat. Pretendimi i Xhelilit ishte se lëvizjet e Kokoneshit ishin të qëllimshme, pasi disa muaj më parë ai kishte hequr vetë atë nga puna.

Lexo edhe: Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Lexo edhe:  PD kërkon hetimin e Kokoneshit: Shfrytëzim prostitucioni në Milano

Në debat e sipër, Xhelili ka nisur ta ofendojë dhe ka nxjerrë thikën duke e qëlluar dy herë në brinjë dhe në shpatull. Shoferi i Kokoneshit është përpjekur të ndërhyjë dhe është goditur me thikë, duke marrë disa plagë në pjesën e barkut.

Sipas mjekëve, kreu i bashkisë së Divjakës ka marrë 4 plagë në shpinë dhe ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa shoferi Gazmend Bullari, 45-vjeç, është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë dy plagë në bark, pasi sulmi ka prekur mushkëritë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin Fierit.

Sami Osmanim, mjeku kirurg i spitalit të të Lushnjes, ka treguar se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Kryetari ishte plagosur me dy thikë në toraks (kraharor, kishte një hematomë në toraks të majtë, u drenua dhe iku në spitalin e Traumës. Shoferin, një thikë e kishte prekur në abdomo (bark), hyri në sallë, u përpunua dhe tani po merr mjekim” tha ai për gazetarët.

Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtoreshë poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet që dihen deri tani, megjithëse policia nuk ka dalë me një version të ngjarjes.

Nuk është hera e parë që kryetari i bashkisë së Divjakës është sulmuar për shkak të detyrës së tij.

Në korrik të këtij viti, Kokoneshi është dhunuar në mes të qytetit nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj. Ka qenë vetë Kokoneshi i cili ka denoncuar se është qëlluar me grusht në fytyrë nga 32-vjeçar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI