Flash

Kontrabandoi sasi të konsiderueshme nafte, në pranga 54-vjeçari nga Korça

Lapsi.al 11 November 2022
Kontrabandoi sasi të konsiderueshme nafte, në pranga 54-vjeçari

Një 54-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e policisë. Kjo pasi ai kontrabandoi në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj. Bashkë me të është proceduar penalisht edhe motra e tij. Kjo e fundit mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar.

"U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin. Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI