Flash

Një ditë para protestës/ Berisha: Zemërimi i qytetarëve në kulm

Lapsi.al 11 November 2022
Një ditë para protestës/ Berisha: Zemërimi i qytetarëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se qytetarët mezi po presin protestën e opozitës ditën e nesërme.

“Zemërimi i qytetarëve po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 4 si një ngadhënim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë të sillet siç është sjellë me ta, për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur e mjeruar ata, për të mos pranuar kurrë më tej një armik të qenies së tyre që po i përzë, po i dëbon çdo ditë nga Shqipëria”, tha Berisha.

“Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. I mbrujtur me edukatën e babait dhe dajos xhelat, ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës”.

Pak para konferencës, Berisha publikoi një video ku fton shqiptarët ti bashkohen nesër në tubimin përballë kryeministrisë.

“Nesër ora e shqiptarëve! Të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.

Lexo më tej: Berisha: Do dridhen themelet e regjimit në protestën e 12 nëntorit 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI