Flash

Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit

Lapsi.al 11 November 2022
Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Bylykbashi shton se marrëveshja është një mega-aferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike për interesa privatë. Po ashtu, deputeti ka theksuar se prapa kësaj megaafere është kryeministri Edi Rama, i cili nuk merr për bazë asnjë ligj shqiptar.

"Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore. Pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj. Shkuarja tek dhënia me konçesone individësh e kompanish pa marrë parasysh fare ligjin shqiptar, këtë mund ta bëj vetëm një individ, Edi Rama. Ne e godasim këtë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese.", tha Bylykbashi.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI