Flash

"Poker"/ Policia arreston 17 persona në Tiranë

Lapsi.al 11 November 2022
"Poker"/ Policia arreston 17 persona në Tiranë

Operacioni policor, "Poker". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 17 shtetas, 2 prej tyre organizatorë.

Sekuestrohen 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash (euro, paund dhe lekë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.

Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta.

Lexo më tej: Salianji-Çuçit: E lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se të shkonte policia në hotel 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI