Flash

Rastet/ 34-vjeçari rreh prindërit në Kolonjë, babai dhunon vajzën në Pogradec

Lapsi.al 11 November 2022
Rastet/ 34-vjeçari rreh prindërit në Kolonjë, babai dhunon

Dy raste të rënda të dhunës në familjes kanë ndodhur sot në Pogradec dhe Kolonjë. Policia sqaron se në Kolonjë një 34-vjeçar i identifikuar si Ll. C., ka dhunuar prindërit e tij. Pas ngjarjes ai është vënë në pranga. Në Pogradec është arrestuar një 71-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij. Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 71 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë.

Pritet që të arrestuarit të përballen me akuzën për veprën penale "Dhuna në familje".

Të këshilluara

Aksident në Fier, lëndohet 55-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, në vendin e quajtur Zogu i Zi. Mësohet se një grua 55-vjeçare ë...

14:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI