Flash

Rrezikonte të mbytej, anija me 230 emigrantë ankorohet në portin francez

Lapsi.al 11 November 2022
Rrezikonte të mbytej, anija me 230 emigrantë ankorohet në portin

Franca ka pezulluar një plan për të pranuar 3,500 refugjatë aktualisht në Itali. Kjo pasi Roma refuzoi të linte një anije shpëtimi emigrantësh të zbarkonte në brigjet e saj. Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar pasi qeveria e Italisë ndaloi anijen Ocean Viking të ankorohej me 230 emigrantë. Franca ka denoncuar "sjelljen e papranueshme". Italia këmbëngul se ka marrë pjesën e saj të emigrantëve.

Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte marrë emigrantët në det pranë bregut të Libisë. Ata kishin kaluar javë të tëra duke kërkuar një port për t'i pranuar. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin paralajmëroi për "pasoja jashtëzakonisht të rënda për marrëdhëniet tona dypalëshe" me Italinë. Si fillim, Franca nuk do të pranonte 3500 refugjatë që kishte rënë dakord më parë me Italinë për të pranuar në shenjë proteste ndaj veprimeve të Romës. Ai tha gjithashtu se Franca do të marrë masa për të forcuar kontrollet në kufirin me Italinë.

Të këshilluara

Si i përgjon Europa qytetarët?

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të s...

20:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI