Flash

Ryan Reynolds zbulon nëse Taylor Swift do jetë në 'Deadpool 3'

Lapsi.al 11 November 2022
Ryan Reynolds zbulon nëse Taylor Swift do jetë në 'Deadpool

Ryan Reynolds i është përgjigjur thashethemeve se Taylor Swift mund të shfaqet në Deadpool 3.

Aludimet për Swift-in nisën kur Reynolds ndau një video promovuese që njoftonte filmin Marvel, i cili do të publikohet më 8 nëntor 2024.Klipi u filmua në të njëjtën shtëpi të përdorur për filmin e shkurtër të Swift të vitit 2021, All Too Well. Kjo i bëri  fansat të mendojnë se ajo do të shfaqej në film.

Mirëpo, Reynolds konfirmoi se ajo nuk do të marrë pjesë në film, por tha se "sigurisht" do të ishte i lumtur që Taylor të përfshihej. "Po tallesh me mua? Unë do të bëja gjithçka për atë grua. Ajo është një gjeni”, tha ai për ET.

Aktorii shtoi se “e gjithë shtëpia” e tij  është “e fiksuar” me albumin e fundit të saj, Midnights. “O Zoti im, po. Të gjithë ne, gjithë shtëpia, nuk po bëj shaka. Më pëlqen shumë”,zbuloi Ryan. “Unë po, Blake po, vajzat e mia. Ne e duam atë."

Për rikthimin e Jackman në rolin e tij ikonik si Wolverine, Ryan tregoi se u deshën vite për ta bindur aktorin. “Unë e kam kërkuar që ta bëjë këtë për gjashtë vjet rresht,” u shpreh ai. “Në fund ishte Hugh që tha, ‘Mendoj se jam gati të kthehem’. "Gjithçka që duhej të bënim ishte t'ia shisnim prodhuesit Kevin Feige, gjë që nuk zgjati shumë." Deadpool 3 do të shfaqet në kinema më 8 nëntor 2024./Lapsi.al

Të këshilluara

Jennifer Aniston i urren rrjetet sociale

Aktorja 53-vjeçare, Jennifer Aniston ka bërë një deklaratë së fundmi lidhur me rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se i urren rrjetet sociale për “Allure”. “Unë...

11:10

50 Cent sulmon Madonna-n: Patetike

Madonna është kritikuar nga 50 Cent për videot e saj  në rrjetet sociale. Në një nga postimet e fundit në TikTok, këngëtarja e "Material Girl" ndau një video...

15:59

Bad Bunny shpallet 'Artisti i Vitit 2022'

Apple Music e ka shpallur Bad Bunny artistin e vitit 2022. Bad Bunny njihet për  ndikimin e tij në kulturën globale në vitin 2022. Ai tani bashkohet me fitue...

14:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI