Flash

Serat me kanabis në Berat, reagon policia: U gjetën 8 thesë të mbushura me boçe

Lapsi.al 11 November 2022
Serat me kanabis në Berat, reagon policia: U gjetën 8 thesë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e zhvilluar në fshatin Dorovicë në Berat, ku u zbulua një fermë kanabisi. Drejtori i policisë tha se në serë po punohej prej një muaji. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 700 arka me kanabis në proces përpunimi si dhe 8 thase me kanabis. Ato kapnin peshën totale 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Deri tani janë 11 të arrestuar. Mes tyre është edhe pronari i serës. Ndërkohë ishin punësuar 90 gra të cilat merreshin me të gjithë procesin e përpunimit të kanabisit, kultivimin, tharjen e përpunimin e kanabisit. Në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.

Njoftimi nga policia:

Si rezultat i  punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D.,  kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë. Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat. Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Policia ka kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas. Ata dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale. Konkretisht:

- H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës. Ato kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kjo me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë  provës materiale,

•    700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe

•    8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme. Ato shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. Janë gjetur 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni."

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI