Flash

Suedia padit dy persona, spiunonin për Rusinë

Lapsi.al 11 November 2022
Suedia padit dy persona, spiunonin për Rusinë

Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për spiunazh të rëndë në emër të Rusisë, duke thënë se krimi i supozuar mund të jetë i dëmshëm për sigurinë e vendit.

Burrat, 42 dhe 35 vjeç, janë të ndaluar që nga viti i kaluar dhe më parë kanë mohuar të gjitha akuzat.

E përditshmja suedeze Dagens Nyheter ka raportuar, duke cituar burime, se një nga burrat ka punuar më parë në disa nga agjencitë më të rëndësishme të inteligjencës suedeze.

“Dyshimi ka të bëjë me kriminalitet shumë të rëndë të drejtuar kundër sistemit të inteligjencës dhe sigurisë suedeze. Vepra penale është e rëndë pasi ka të bëjë me rrethana të një rëndësie të madhe”, tha në një deklaratë Prokuroria suedeze.

“Informacioni që është marrë, transmetuar dhe zbuluar mund të rezultojë në dëm të sigurisë së Suedisë, nga fakti se nëse vjen në duart e një fuqie të huaj”, tha ai, duke shtuar se shumica e pjesëve të hetimit penal janë konfidenciale.

Të këshilluara

Rusia tërheq të gjitha trupat nga Kherson

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, sipas agjencisë sëlajm...

11:51

Kurti takohet me Borrellin në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris. Qendra televizive e informacionit e B...

11:13

Si i përgjon Europa qytetarët?

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të s...

20:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI