Flash

"Adriano nuk jeton më". Perandori i përgjigjet lajmeve mbi ndarjen e tij nga jeta: "Jam fantazma e tij"

Lapsi.al 12 November 2022
"Adriano nuk jeton më". Perandori i përgjigjet lajmeve mbi
Adriano nuk e ka humbur sensin e tij të ironisë. Në rrjetet sociale braziliane, orët e fundit, po qarkullojnë lajme të rreme për ndarjen e tij nga jeta. Sipas asaj që thuhet në rrjetet sociale, Adriano humbi jetën i qëlluar me armë zjarri, pasi ish-sulmuesi i Selecaos u përpoq të kalonte një post-bllok rrugor. Gjithçka e shpikur sigurisht dhe e kapur menjëherë nga vrulli dixhital që shoqëron çdo lajm, qoftë edhe atë që është dukshëm i rremë. Perandori u përgjigj menjëherë në Twitter: "Ju flet fantazma e Adrianos", e ndjekur nga një emoticon. Lexo më tej:Adriano nuk heq dorë nga “prapësitë”: feston 40 vjetorin me të dashurën e re… 20 vjet më e re Ka ndodhur edhe më parë tashmë që në rrjetet sociale të lajmërohej vdekja e sulmuesit brazilian Adriano. Dy vite më parë ish-futbollistit iu desh të mohonte të njëjtin lajm. Në Brazil siç duket e kanë shumë qejf ta shohin në këtë mënyrë, duke qenë se Adriano vazhdon të përbëjë lajm. E nëse është e vërtetë thënia e famshme se në këtë mënyrë i zgjatet jeta personit të interesuar, Perandori duhet të ketë ende shumë vite përpara.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI