Flash

Iu kapet kanabis në banesë, dy vëllezër të arrestuar në Elbasan

Lapsi.al 12 November 2022
Iu kapet kanabis në banesë, dy vëllezër të arrestuar

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Gramshit dhe Skraparit kanë sekuestruar 33.5 kg kanabis si dhe kanë arrestuar dy vëllezërit që dispononin sasinë e drogës. Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar shtetasit S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi/ DVP Elbasan

Sekuestrohen 33.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Finalizohet, pas një hetimi intensiv proaktiv, operacioni policor i koduar “Presentation”.

Mbanin në automjet dhe në banesë, sasinë prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Të arrestuarve iu sekuestruan edhe një pjesë arme zjarri, automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike dhe aparatet celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ndryshon moti, sot priten reshje shiu

Moti ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në jug dhe juglindje. Temperaturat minimale paras...

08:17

Kurti në DW: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen reciproke tha Albin Kurti në një intervistë për Deutsche Welle-n. Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Be...

23:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI