Flash

Kaos në Twitter/ Profile të rreme hiqen si zyrtare, miliona dollarë humbje

Lapsi.al 12 November 2022
Kaos në Twitter/ Profile të rreme hiqen si zyrtare, miliona

Një stuhi e vërtetë ka përfshirë rrjetin social Twitter duke lënë pas kaos dhe konfuzion. Llogari të rreme “të verifikuara” në emra politikanësh, njerëzish të famshëm, organizatash dhe biznesesh të mëdha nisën të shfaqen në platformë të enjten.

Twitter pezulloi shumë prej tyre, por përpjekjet me ndryshim të shpejtë të kompanisë për të adresuar këtë çështje shtuan konfuzionin. Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se shërbimi i ri i abonimit në Twitter i shpallur nga shefi i ri Elon Musk, i cili u lejon përdoruesve të paguajnë 7,99 dollarë në muaj për një verifikim me shenjën blu, do të shfrytëzohej menjëherë nga njerëz të këqij dhe mashtrues dhe do të shkatërronte besimin në platformë.

Llogari të rreme të individëve të profilit të lartë si udhëheqësi i kompanisë META, Mark Zuckerberg, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, dhe ish krerët e Shtëpisë së Bardhë si Donald Trump dhe George Bush, janë fshirë.

Duke e pasur të pamundur që të ndërhyjë në të gjitha rastet e mashtrimit, Twitter vendosi të pezullojë plotësisht programin e verifikimit me pagesë. Por dëmi tashmë është bërë dhe flitet për miliona dollarë.

Të këshilluara

Suedia padit dy persona, spiunonin për Rusinë

Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për spiunazh të rëndë në emër të Rusisë, duke thënë se krimi i supozuar mund të jetë i dëmshëm për sigurinë...

13:07

Rusia tërheq të gjitha trupat nga Kherson

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, sipas agjencisë sëlajm...

11:51

Kurti takohet me Borrellin në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris. Qendra televizive e informacionit e B...

11:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI