Flash

Pedagogu në protestë: Të gjithë qytetarët të ngrihen ndaj padrejtësive

Lapsi.al 12 November 2022
Pedagogu në protestë: Të gjithë qytetarët të

Pedagogu Elior Vila iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë. Në fjalën e sotme nga foltorja para Kryeministrisë, Vila tha se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura.

Pjesë nga fjala e Vilës:

Kjo proteste përfaqëson shoqërinë shqiptare. Pa dallim moshe, bindjesh, profesionesh. Kjo eshte me tepër nje proteste perbashkuese e te gjithë atyre qe mendojnë se Shqiperia dhe shqiptaret meritojnë nje te tashme dhe te ardhme me te mire.

·        Kjo proteste eshte zëri i prindërve tanë pensioniste te cilët sot ne vend te nje jetese me dinjitet diskutojnë mbijetesën.

·        Eshte zëri i grave, nenave dhe motrave te cilat jo rrallëherë kane mbi supe barrën e halleve te shumta te familjes. Ato qe sot nga çmimet e larta me zor përballojnë fundin e muajit.

·        Eshte zëri i shqiptareve te ndershëm. Biznesmeneve, mjekeve, infermiereve, inxhiniereve, ekonomisteve dhe intelektualeve te tjerë te cilët per fat te keq sot po e kërkojnë te ardhmen diku tjetër larg Shqiperise.

·        Është zëri i profesorëve te cilët edukojnë te ardhmen e kombit. Ndaj kërkojnë dinjitet ne trajtimin e figurës dhe misionit te tyre si kudo ne bote. Është zëri i studenteve te cilët per fat te keq pakësohen çdo vit neper auditorët e universiteteve.

·        Është zëri i studenteve te shkëlqyer jashtë shtetit te cilët gjithnjë e me pak diskutojnë kthimin ne vendin e tyre. Ata ekselente të kualifikuar do ti mungojnë në vazhdim universiteteve dhe shoqërisë shqiptare. Thellohet krizën e ikjes se trurit.

·        Është edhe ai ze qe nuk dëgjohet ne fasade por qe kumbon fort brenda secilit prej nesh. Çfarë do te behet me te ardhmen e këtij kombi? Atij i mungojnë elitat intelektuale dhe rinia.

Ndoshta ndoshta zëri im mund te mos dëgjohet fort, por te gjithë zërat tone bashke me shqiptaret kudo qe janë, do te bindim ata qe largohen se ky vend kërkon nga ne sot me shumë se kurrë te kthejmë shpresën e humbur dhe te ndërtojmë te ardhmen per brezat qe do vijnë.

Të këshilluara

Aksident në Fier, lëndohet 55-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, në vendin e quajtur Zogu i Zi. Mësohet se një grua 55-vjeçare ë...

14:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI