Flash

Reja publikon 27 lojtarët për të sfiduar Italinë e Armeninë: tre lojtarë të Superiores i mbijetojnë "sitës"

Lapsi.al 12 November 2022
Reja publikon 27 lojtarët për të sfiduar Italinë e

Nga dy seleksionet e fundit të teknikut Edoardo Reja ka vetëm tre të "mbijetuar". Andi Hadroji, Eneo Bitri dhe Erdenis Gurishta, të tre lojtarë të Superiores, janë pjesë e seleksionimit të teknikut Reja. Një provë e vërtetë për ta në dy miqësoret me Italinë dhe Armeninë. Italiani ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për dy sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj. Sulmuesi ishte pjesë e Kombëtares në ndeshjen kundër Katarit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida.

Të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares. Bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullën, Keidi Bare apo Qazim Laçi, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh. Lojtarët tani janë rikuperuar plotësisht dhe janë gati për të zbritur në fushë. Është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.

Lexo më tej: Brenda apo jashtë! Penalltia e dyshimtë ndëshkoi Shqipërinë: Katari më i fortë se “yjet” e Superiores

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret. Të dielën, Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat. Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45. Tre ditë më pas, në 19 nëntor, do të zhvillohet Shqipëri-Armeni, duke nisur nga ora 17:30.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI