Flash

Video/ Arsenal nis arratisjen: Odegaard udhëheq Gunners ndaj Wolverhampton

Lapsi.al 12 November 2022
Video/ Arsenal nis arratisjen: Odegaard udhëheq Gunners ndaj Wolverhampton

Nuk mund të kishte një ditë më të mirë për Arsenal, që përfitoi nga disfata e City dhe mposhti Wolverhampton 2-0. Një dygolësh i Odegaard dhe në kthimin nga Kupa e Botës, Arteta do të ketë 5 pikë avantazh ndaj Guardiolës. Në pjesën e parë, shanset më të mira ishin goditja e Guedes ngjitur me shtyllën dhe traversa e Gabriel Jesus në të 36'. Gunners vazhdojnë presionin, por edhe Wolves reagojnë. Vieira dhe sërish Guedes trembën Jose Sa dhe Ramsdale pa gjetur kuadratin.

Pjesa e dytë ishte shumë më shpërthyese. Kaluan vetëm dhjetë minuta dhe Vieira, i shërbyer nga një filtër i shkëlqyer i Gabriel Jesus, shërbeu për Odegaard. Norvegjezi nuk gaboi nga fare pranë, duke shënuar golin e avantazhit. Në minutën e 75', vjen edhe dygolëshi i Odegaard, që mposhti Jose Sa me një goditje ngjitur me shtyllën. Goli mbyll ndeshjen dhe Gunners mund të festojnë. Arsenal është në kuotën e 37 pikëve kundrejt 32 të City.

Lexo më tej: Video/ Bentancur shpëton Conte: spektakël në Tottenham-Leeds, shembet City i Guardiola

Impenjimi i parë i londinezëve pas Botërorit do të jetë derbi me West Ham në Emirates. Wolverhampton, nga ana tjetër, tani është i fundit me 10 pikë. Duke nisur nga transferta në Goodison Park ndaj Everton, pas Katar 2022, Lopetegui (trajneri i ardhshëm dhe në tribunë për të ndjekur ndeshjen) do të thirret në cështje për të shpëtuar Wolves.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI