Flash

“Ia thashë skuadrës në pushim”. Sekreti i Duros solli fitoren e ndaj ish-klubit: Egnatia shemb 2-0 Laçin

Lapsi.al 13 November 2022
“Ia thashë skuadrës në pushim”. Sekreti i Duros solli

Egnatia sheh nga Europa me Shpëtim Duron në pankinë. Një tjetër fitore e teknikut, kundër ish-skuadrave të tij dhe rrogozhinasit janë të katërtët, 4 pikë nga kreu. Një fitore e rëndësishme e arritur nga Egnatia, që likuidoi 2-0 Laçin, në sfidën e javës së 12 të Superiores, që mbyll pjesën e parë të sezonit.

SEKRETI I DUROS: IA THASHË LOJTARËVE

Një sfidë e dominuar nga skuadra e Duros, e cila provoi shumë, por rrjetën e gjeti vetëm në pjesën e dytë me Agbekpornu. Rezultatin e vendosi në siguri Fernando në minutën e fundit. Tekniku Duro zbuloi edhe prapaskenën në dhomat e zhveshjes, që motivoi skuadrën: “Në pushimin e pjesës së parë i theksova që do të shënojmë patjetër, edhe pse futbolli është i çuditshëm. I thashë që sa të shënojmë golin e parë do të mbarojë çdo gjë. Ashtu ishte. Sa shënuam të parin, humbëm edhe dy raste e pastaj erdhi i dyti. Kishim besim ndaj një Laçi që i thashë që do të luajë mbrapa, duke shfrytëzuar mundësi kundërsulmi me Mazrekajn, Adeleke e Spahiun. Por kishim marrë masat mirë që nuk i dhamë asnjë lloj mundësie”.

Lexo më tej:“Që kur kam ikur nga Partizani vetëm i rrah”: Duro ‘thumbon’ klubin e zemrës që vazhdon nuk e thërret

VUKICEVIC: NUK ËSHTË NORMALE TË LUASH KAQ KEQ

Për Laçin, që pëson një humbje pas tre fitoreve radhazi, gjërat komplikohen edhe më shumë. Në sfidën e ardhshme do të jenë pa  kapitenin Mazrekaj, i ndëshkuar me karton të kuq. “Është normale që ndonjëherë të humbësh, por nuk është normale të luash kaq keq sa kemi luajtur sot – tha tekniku i Laçit Vukicevic-. Dua të përgëzoj kundërshtarët për fitoren. Luajtën shumë më mirë se ne. Më vjen keq se u përgatitëm shumë mirë për këtë ndeshje, por na mungoi gjithçka. Ekipi doli në fushë pa motivim, pa agresivitet. Në pjesën e parë kemi humbur praktikisht çdo duel. Dukej sikur luanim një ndeshje miqësore dhe nuk kemi merituar më shumë” përfundoi malazezi. Kështu rrogozhinasit ngjiten në vendin e katërt në kampionat, me 18 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e shtatë me 14 pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI