Flash

Arrestohet personi që mendohet se vendosi bombën në sheshin “Taksim“

Lapsi.al 14 November 2022
Arrestohet personi që mendohet se vendosi bombën në sheshin

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën. Bomba plasi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit “Taksim”. Një i dyshuar është arrestuar. Këtë e ka deklaruar shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua. Ndërkohë presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër”.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, citohet të ketë thënë për mediat turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, duke u larguar vetëm disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.

E të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu ka bërë të ditur se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësi.

PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI