Flash

Franca, skandal me çështjen Veretout: Deschamps e mori në Botëror se ishte i rekomanduar

Lapsi.al 14 November 2022
Franca, skandal me çështjen Veretout: Deschamps e mori në

Thirrja e Jordan Veretout në Kupën e Botës nga Franca shkaktoi një skandal të vërtetë. Siç raporton Le Monde, ish-mesfushori i Romës ka qenë i rekomanduar. Njeriu që shkaktoi rrëmujën është Bachir Néhar, magazinieri i Bleus dhe nga viti 2020 "team manager" i VV Consulting. Një kompani konsulente dhe menaxhuese sportive, e krijuar nga biznesmeni rus dhe ish-presidenti i Monaco Vadim Vasilyev. E pikërisht kjo kompani ka menaxhuar kalimi i Veretout nga Roma te Marseille. Pikërisht për shkak të pranisë së Néhar, hipotezohet ekzistenca e një “konflikti interesi”.

Néhar njihet në kombëtare për faktin se është shumë pranë trajnerit Deschamps. Ai është shumë i lidhur me Mbappé dhe shoku ideal në sfidat e pokerit për shumë lojtarë. Ai ka një kontratë deri në përfundimin e Kupës së Botës në Katar, por pozita e tij tani është dobësuar nga çështja Veretout. Kolegët dhe konkurrentët e cituar nga Le Monde, e akuzojnë atë për rolin e dyfishtë. Ata argumentojnë se “kombëtarja i ka shërbyer Néhar për të lobuar për Veretout, i cili pa të nuk do të kishte zgjedhur që transferimi i tij nga Roma te klubi i Vasilyev të menaxhohej nga kompania".

TENSION TE FRANCA, AKUZAT E MBAPPE

Pak ditë para fillimit të Botërorit në Katar tensionohet situata te Franca. Të premten, Mbappé akuzoi Federatën Franceze të Futbollit se nuk e mbrojti atë pas gabimit të penalltisë kundër Zvicrës, që i kushtoi eliminimin nga Euro 2020. "Majmun, majmun më bërtisnin. Për shkak të tyre dhe injorancës së tyre mendova të ndaloja së luajturi futboll - tha sulmuesi i PSG për Sport Illustrated-. Mendova se nuk mund të luaja për njerëzit që mendojnë se jam majmun. Por më pas mora pak kohë për të menduar dhe të gjithë më inkurajuan. Të largohesha nuk do të ishte një mesazh i mirë, sepse mendoj se jam shembull për shumë njerëz. Doja t'u thosha brezave të rinj 'Ne jemi më të mirë se kaq'".

ZIDANE "KËRCËNON" DESCHAMPS

Hija e Zinedine Zidane bie mbi Deschamps, kontrata e të cilit me Francën skadon në dhjetor pas Kupës së Botës. Ish-trajneri i Real Madrid ka paralajmëruar javët e fundit se së shpejti do t'i rikthehet të drejtojë. E të gjithë e dinë se synimi i tij është të marrë kombëtaren. Edhe Zizou gëzon mbështetjen e tifozëve dhe për Deschamps e vetmja mënyrë për të shpëtuar pankinën duket se është përsëritja e suksesit në Rusi 2018.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI